E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte refuzon te shkarkuarit e KLD-se

Tirane - Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte kane refuzuar te gjykojne diten e djeshme padine e tre gjyqtareve, qe u shkarkuan vetem nje muaj me pare nga Keshilli i Larte i Drejtesise per shkelje te renda. Shkak eshte bere mos zbardhja e vendimit nga ana e KLD-se per shkarkimin e tre togave te zeza te Apelit Vlore. Gjenovefa Gaba, Ndricim Ngresi si dhe Vasil Hanxhari e kane cilesuar masen e shkarkimit te tyre nga detyra si te padrejte, ndersa kerkojne nga Gjykata e Larte rikthimin ne detyre. Por, pavaresisht pretendimeve te tre gjyqtareve, kolegjet e bashkuara nuk mund te gjykojne ne lidhje me kete padi, sepse KLD nuk ka argumentuar ende shkarkimet. Ata u larguan pas nje kontrolli ne Gjykaten e Apelit Vlore dhe me propozim te ministrit te Drejtesise.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›