Gjykata le ne qeli zyrtarin e Rrugeve
Tirane - Gjykata e Tiranes rrezon kerkesen per revokim te mases se sigurise, ndaj zyrtarit te arrestuar gjate operacionit "Duart e Pastra", ne Drejtorine e Rrugeve, Bashkim Kamberi. I pandehuri kerkoi dje edhe ndryshimin e mases se sigurise. Por, trupi gjykues, i kryesuar nga Martin Deda, pasi ka degjuar pretendimet e mbrojtjes, i ka rrezuar pretendimet, pasi dosja hetimore kishte mberritur ne gjykate per shqyrtim nga ana e prokurorise. I pandehuri Kamberi eshte vendosur ne pranga gjate muajit shtator 2007, nga operacioni i koduar me "Duar te pastra", bashke me 5 zyrtare te tjere, perfshi edhe zv/ministrin e Transporteve, Nikolin Jaka e drejtorin e Rrugeve, Ilir Berzani. Ata akuzohen per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre per tenderet e zhvilluar vitin e kaluar.
M.M
M.M