E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle te rrepta ushqimeve shtazore nga importi

Dogana e Durresit prane se ciles prej nje jave eshte atashuar edhe nje ekip specialistesh nga DBU e qarkut eshte ne gatishmeri te larte pune. Sipas burimeve doganore mesuam se te gjitha importet me origjine shtazore te cilat futen ne vendin tone nga Porti i Durresit i jane nenshtruar kontrolleve te rrepta. Burimet zyrtare deklaruan dje per Standard se strukturat doganore ne port si dhe Inspektorati Ushqimor kane kaluar ne site bagazhet ngarkesat e cantat si ne rastin e kalimit te tyre dorazi edhe ne rastet e transportimit me kamion e furgone ne linje detare por deri tani nuk ka nje te dhene zyrtare lidhur me rezultatet e dites se djeshme por ka nisur rreptesia ne kontroll nga inspektorati perkates dhe dogana. Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka derguar ne portin e Durresit specialistet per te vezhguar situaten e kontrollit te ushqimeve ne kuader te parandalimit te cdo ngarkese ushqimore me origjine shtazore dhe qe vjen nga njeri prej 12 vendet te cilat kane shfaqur problem lidhur me dioksinen. Kompanite e transporteve jane vene ne dijeni me shkrese zyrtare per te treguar kujdes ne kete drejtim. Me se shumti ushtrohet kontroll tek mallrat qe futen ne port dhe sidomos produktet e nenproduktet e mishit e qumeshtit. Drejtori i DBU Durres z. Jonuz Tafili deklaroi se ne cdo rast dogana dhe Inspektorati i Ushqimeve ka kerkuar faturen e furnizimit librezen e mallit fleten e analizes kimike e bakteriologjike si dhe gjithcka tjeter qe ka te beje me garantimin e jetes se konsumatorit. Organizata Boterore e Ushqimit ka bere te ditur se ne 12 vende te BE-se jane shfaqur probleme duke ndaluar cdo lloj eksporti nga keto vende te produkteve qe kane origjine shtazore si mish veze djathe dhe produkte te tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›