E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet mbulim shendetesor edhe ne spitalet private

Flet Elvana Hana drejtore e ISKSH0-se Krijohet Fondi i Sigurimeve Shendetesore. Me ligjin e ri si do te funksionoje skema e sigurimeve

Te papunet femijet pensionistet dhe te siguruarit mund te perfitojne sherbim shendetesor edhe ne privat. Pas miratimit ne qeveri te ndryshimeve ne ligjin e sigurimeve me skemen e re sigurimet shendetesore njihen edhe ne sektorin privat. Tri kategorite e para do te mbulohen nga shteti ndersa te siguruarit permes derdhjes se mases se kontributeve te pandryshuar prej 3.4. Sipas drejtores se ISKSH-se Elvana Hana gjate ketyre dy viteve shteti do te rrise nivelin e sherbimit si dhe do te pajise te 12 spitalet e vendit me aparatura keshtu qe per rastet kur pacienti deshiron te marre sherbimin ne privat edhe pse ai ekziston ne shtet mbulimi do te behet deri ne masen e publikut dhe diferenca paguhet nga pacienti qe zgjedh privatin. Keto sherbime do te perzgjidhen permes kritereve te forta dhe vetem pas akreditimit te tyre deklaroi Hana e cila sqaroi edhe menyren e funksionimit te skemes.

Per here te pare ligji parashikon kontraktimin me sherbimin privat duke futur elementin e konkurrences i cili pa dyshim do te sjelle nje cilesi me te mire sherbimi per pacientet. Ne themel te ligjit eshte negocimi per paketat e sherbimeve. Paketat do te jene te kostifikuara dhe kjo gje do te na jape mundesine e kontraktimit te privatit me kosto te percaktuara paraprakisht. Do te kete kritere te forta ne perzgjedhjen e sherbimeve te kontraktuara ne privat duke krijuar ne te njejten kohe nje regjister te ri te dhenesve private te sherbimit i cili do te perfshije vetem subjekte te licencuara dhe akredituara nga organet perkatese per dhenien e sherbimit shendetesor - tha drejtorja e ISKSH-se Elvana Hana.

Risi eshte kthimi i ISKSH-se ne Fond duke marre kompetenca te rendesishme per hartimin e paketave te sherbimit te mirepercaktuara per pacientet. Ligji mbulon te siguruarit te cilet paguajne 3.4 kontribute pra nuk ka ndryshuar masa e kontributit ndersa te pasiguruarit mbulohen nga shteti. Ne fakt shteti merr persiper nje peshe te konsiderueshme financiare madje me teper se ne vendet evropiane duke mbuluar te papunet femijet pensionistet etj. Me e rendesishmja eshte se do te kete paketa te mire percaktuara sherbimi dhe rolin e avokatit te pacientit do ta luaje Fondi i cili do te negocioje per keto paketa me ofruesit e sherbimeve. Paketat do te perfshijne vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore ne qendrat e kujdesit shendetesor paresor publik dhe ne spitalet publike. Keshilli Administrativ i ISKSH-se nepermes komisioneve teknike te krijuara prej tij luan nje rol te rendesishem ne procesin e hartimit te paketave te sherbimeve qe do te rimbursohen nga institucioni gjithmone duke u bazuar ne aftesite paguese te buxhetit. Keto paketa do te jene transparente per te gjitha institucionet shendetesore.

Sot ka nje pakete te percaktuar ne sherbimin paresor por do te kete edhe ne sherbimin spitalor. Do te dihet saktesisht cfare do te marre pacienti sa do te kushtoje sa do te jape ISKSH cilat jane kostot reale cfare medikamentesh merr pacienti - tha znj. Hana. Qeveria miratoi pak dite me pare ligjin per sigurimin e detyrueshem shendetesor i cili pritet te kaloje se shpejti per miratim ne Parlament per te marre formen perfundimtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›