Gjykata e Lartë rrëzon 2 kërkesat e Aldo Bares
TIRANë- Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar sot Gjykatës të mos pranojë kërkesën e Aldo Bares për gjykim të shkurtuar. Sipas Prokurorisë fakti që Bare ka depozituar më parë kërkesë për të shpallur të pavlefshme aktet në dosjen e dorëzuar nga Prokuroria është argument i mjaftueshëm për të mos pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Sipas Prokurorisë është e papajtueshme që një i pandehur të konsiderojë të pavlefshme aktet e një dosjeje dhe më pas të pranojë të gjykohet me procedurë të shkurtuar po mbi këto akte.
Në këto kushte trupi gjykues ka kërkuar edhe një javë kohë për të shqyrtuar kërkesën si dhe pretendimin e Prokurorisë. Ndërkaq mësohet se Gjykata e Lartë ka rrëzuar dy kërkesa të Aldo Bares. I akuzuari si kapo i “Bandës së Lushnjës” i ishte drejtuar gjykatës supreme me dy kërkesa: për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e menjëhershëm nga qelia, për shkak se afatet e paraburgimit e kanë humbur fuqinë.
Gjithashtu, i akuzuari kërkonte shpalljen e pavlefshme të procesverbalit për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së arrestit pas ekstradimit nga Turqia, për shkak se masa ndaj tij ishte vlerësuar nga një gjyqtar i vetëm dhe jo pesëshe gjyqtarësh sikurse parashikohet nga ligji.
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e dy rekurseve të Aldo Bares, duke i hequr çdo shpresë për ndonjë lirim të mundshëm. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të gjykatës, të cilat bënë të ditur se për të dyja kërkesat është vendosur mospranimi i rekursit.
(m.a/News24/BalkanWeb)