E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Finlandë, mbështetje për integrimin europian

HELSINKI- Zv. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrtare në Finlandë me ftesë të homologut të tij finlandez Alexander Stubb. Me Ministrin Stubb Meta trajtoi çështje të bashkëpunimit dypalësh, integrimit evropian të vendit dhe zhvillimeve rajonale.

Meta e informoi homologun e tij finlandez mbi progresin e Shqipërisë në plotësimin e pyetësorit për arritjen e statusit të vendit kandidat të BE-së dhe veçanërisht mbi plotësimin e detyrimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Në këtë kuadër, z. Stubb, siguroi z. Meta për mbështetjen e plotë të Finlandës për integrimin evropian të Shqipërisë si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Stub u shpreh se: “Ne e mbështesim fuqimisht zgjerimin e BE dhe ndaj është e rëndësishme që të ecim përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, që patjetër kërkon vazhdimësinë e reformave.” Gjithashtu dy homologët biseduan edhe mbi situatën në ku ministri finlandez Stubb shprehu vlerësimin e vendit te tij per rolin konstruktiv të Shqipërisë ne rajon.

Në Finlandë Meta takoi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi si dhe Raporterin e Këshillit të Evropës z. Jaakko Laakso. Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mundësitë reale të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›