Gjykata e Larte zbardh vendimin Arrest me burg per Ilir Kumbaron
Gjykata e Larte ka zbardhur te plote vendimin e arrestit me burg qe i hap rruge ekstradimit te ish-oficerit te SHIK-ut Ilir Kumbaro i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995. Ne nje material prej 17 faqesh Kolegjet e Bashkuara argumentojne vendimin e marre me 7 vota pro dhe 6 kunder. Ne argumente cilesohet se vendimi i dy gjykatave me te ulta per masen e arrestit me burg ndaj Kumbaros eshte nje zbatim i drejte i ligjit procedurial penal. Kjo pasi Kumbaro akuzohet per vepra te renda penale sikurse jane rrembimi ose mbajtja peng e personit si dhe tortura me pasoja te renda. Nga ana tjeter gjykata cmon drejtesine e vendimit dhe per faktin se i pandehuri Kumbaro vijon ti fshihet drejtesise me qellim shmangien nga hetimi dhe gjykimi duke nderruar identitet dhe duke perdorur dokumente te nje shtetasi kosovar. Nderkohe sipas gjykates personaliteti dhe sjellja e Kumbaros tregojne se ka rrezik qe te kryeje krime te renda. Vendimi i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte i cili le ne fuqi vendimin e Apelit te Krimeve te Renda te 5 janarit te 2010 i hap rruge ekstradimit te Kumbaros ne Shqiperi. Aktualisht Ilir Kumbaro eshte shpallur ne kerkim nga autoritetet angleze.