Greqi Masakrohet shqiptari groposet me gure per te humbur gjurmet
Nje tjeter masaker me viktime nje emigrant shqiptar ka tronditur opinionin publik ne Greqi. 27-vjecari shqiptar sic raportojne mediat greke eshte vrare me vare dhe pastaj eshte varrosur nen gure per te mos u zbuluar.Trupi i emigrantit shqiptar u gjet i groposur mes gureve jashte fermes ku punonte. Nga autopsia rezultoi se 27-vjecari ishte vrare nga goditjet e njepasnjeshme me vare. Sipas policise bariu shqiptar ishte zhdukur qe nga data 11 dhjetor dhe te afermit e tij e kerkonin por vetem pas nje jave krejt rastesisht u zbulua trupi i tij i pa jete dhe i mbuluar me gure. Policia verifikoi se 27-vjecari ishte vrare diku tjeter dhe trupi ishte zvarritur deri aty ku u gjet i varrosur per te mos u zbuluar. Prane trupit u gjet edhe vareja me te cilen ai eshte goditur per vdekje dhe policia shpreson te gjeje aty shenjat e gishterinjve te vrasesit. Banoret e fshatit ku jetonte 27- vjecari tregojne se ditet e fundit ai strehonte ne shtepi nje shqiptar tjeter te kerkuar nga policia nderkohe qe se fundi kishte marre nga punedhenesi i tij shumen prej 1000 euro para qe nuk dihet ende ku shkuan. 27-vjecari shqiptar ishte i martuar dhe baba i nje femije.