E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce Burgaj Policet qe fshehin ngjarjet per statistike do te perjashtohen

Kreu i pergjithshem i Policise Shqiptare Hysni Burgaj paralajmeroi qe policet te mos fshehin ngjarjet per statistike pasi perndryshe do te perjashtohen. Thirrjen Burgaj e beri diten e djeshme nga qyteti i Korces. Kreu i Policise Shqiptare ka marre pjese ne analizen vjetore te policise se qarkut te Korces. Burgaj tha se eshte ende i pakenaqur nga puna e policise duke u terhequr vemendjen uniformave blu. Korrupsioni eshte nje gangrene qe duhet luftuar - tha Burgaj duke permendur se edhe rastet e dhunes ne familje kane ardhur duke u rritur. Nderkohe ne Korce gjate fjales se tij Burgaj ka folur edhe per procesin e liberalizimit te vizave. Sipas tij zerat qe thone se ky proces rrezikohet nuk jane te verteta. Procesi i liberalizimit te vizave nuk kercenohet - deklaroi drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj nga Pika Kufitare e Kapshtices ku ndodhej per nje inspektim. Me masat e marra kohet e fundit eshte ulur ndjeshem numri i azilkerkuesve dhe nuk do te cenohen vizat per asnje nga qytetaret shqiptare - deklaroi Burgaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›