Haxhinasto takon Abramov Ne qender te diskutimeve rritja bashkepunimit

Ne takimin e zhvilluar mes Zv. Kryeministrit njekohesisht Ministrit te Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit te Federates Ruse ne Tirane Leonid Abramov ne qender te diskutimeve ishte rritja e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Rusise ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte. Ne aspektin e bashkepunimit shumepalesh u kerkua nje qasje dhe rol konstruktiv nga ana e Federates Ruse lidhur me Kosoven dhe integrimin e saj rajonal e me gjere si nje kontribut konkret ne stabilitetin dhe perparimin e metejshem te rajonit njoftoi zyra per shtyp e MPJ-se.