Tiranë, plagosen dy të rinj në Kinostudio
TIRANË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:00 në rrugën “Hysen Xhura” kur Klajdi Murati 22-vjec dhe Edlir Ruçi 22-vjec, pas një sherri për motive të dobëta, janë qëlluar disa herë me thike nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën në reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Pas marrjes se deklarimeve të dy personave të plagosur policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëv të ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)