E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen parcelat me kanabis, pranga kryeplakut

Policia fillon operacionet per asgjesimin e kanabis-satives dhe kapjen e kultivuesve te bimes narkotike ne te gjithe vendin. Kryeplaku i fshatit Kcir ne komunen e Qarretit ne rrethin e Pukes eshte vene nen pranga pasi nuk kishte dhene informacion rreth kultivimit te droges.

Prel Vukaj eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit nga forcat e policise lokale. Arrestimi i kryeplakut eshte bere pas zbulimit te gjashte parcelave me kanabis brenda territorit qe administrohet nga fshati Kcir. Burimet e policise sqarojne se Vukaj ka pasur informacion per bimen e kultivuar. Pas asgjesimit te 340 rrenjeve kanabis sativa Prel Vukaj eshte derguar ne ambjentet e komisarjatit te Pukes nen akuzen e shperdorimit te detyres.

Nderkohe pritet nderhyrja edhe ne zonat e tjera. Te njejtat burime bejne me dije se fale mjeteve te sofistikuara te vena ne dispozicion te policise jane identifikuar bime te kultivuara ne fshatra te Gjirokastres, Vlores dhe Shkodres. Te shtunen e kaluar policia e Gjirokastres arrestoi njerin nga kultivuesit me te medhenj te droges ne Lazarat, Pellumb Bocia u prangos pas disa muajsh hetime.

Gent Azizaj

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›