E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lezhës lë në burg mësuesin pedofil

Gazeta Shqip

gjykata jep vendimin63-vjeçari Ded Gjini, me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Gëziq në Mirditë u la me arrest me burg nga Gjykata e Lezhës me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur mbetur në tentativë dhe kanosje.

Shtetasi Ded Gjoni u arrestuar nga policia të premten e kaluar, pasi është paditur nga familjarët e një 15-vjeçareje nxënëse në klasën e 9-të në shkollën ku ai jepte mësim. 63-vjeçari akuzohet se ka tentuar të përdhunojë vajzën e mitur pasi e kishte thirrur në shtëpi dhe më pas e ka kërcënuar që të mos tregojë se ne të kundërt do e ngelte në klasë.

Policia pasi mori padinë, e ka shoqëruar 63-vjeçarin dhe ka dorëzuar materialet në prokurori. Sot gjykata miratoi kërkesën e prokurorit për ta mbajtur në burg mësuesin. Gjatë procesit 63-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se gjithçka është sajese e prindërve të vajzës.
16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Gjykata e Lezhës lë në burg mësuesin pedofil burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›