E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një biznesmen plagosetrëndë në një lokal pranë Gardës

Të tjera rreth shkrimit Eksploziv makinës së bosit të betonit TIRANE - Dy të plagosur me armë zjarri, njeri prej të cilëve rëndë, është shënuar mbrëmjen e sotme tek një lokal pranë Gardës së Republikës. I plagosuri rëndë quhet Lulëzim Koka, pronar i një firme betoni dhe është me origjinë nga Berati. Personi i dytë, i plagosur lehtë, quhet Rustem Rustemi, një efektiv i gardës, që ka qënë duke kaluar rastësisht. Personi që ka qëlluar është rreth 25-vjeç.

Koka ka pasur hemoragji dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës. Nuk dihen motivet e plagosjes.

Korrespodenti Arsen Rusta njoftoi nga vendngjarja se i plagosuri Koka, 35 vjeç, njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit. Mendohet se  ka qënë në tryezë me personin që e ka qëlluar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi i hetimit drejtohet nga Tonin Vocaj.

Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›