E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes mban “pezull” Selim Muçën

Gjykata e Tiranës pezulloi dje ndërhyrjen në regjistrin e OJF-ve, duke mos lejuar regjistrimin e Muçës, i cili pak ditë më parë u rizgjodh dhe për një mandat 4-vjeçar në krye të KMSH-së. Padia ndaj Selim Muçës u bë nga tetë besimtarë 

TIRANE-Bllokohet” emërimi i Selim Muçës në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Gazeta Shqiptare ben te ditur se Gjykata e Tiranës pezulloi dje ndërhyrjen në regjistrin e OJF-ve, duke mos lejuar regjistrimin e Muçës, i cili pak ditë më parë u rizgjodh dhe për një mandat 4-vjeçar në krye të KMSH-së. Ky vendim u mor pas kërkesës së bërë nga një grup anëtarësh të këshillit të Përgjithshëm të këtij komuniteti, që kontestojnë ashpër mënyrën e riemërimit të Muçës. Gjyqtarja Elbana Lluri pasi mori në shqyrtim kërkesë-padinë, vendosi të tërheqë praktikën e shoqatës për të parë statusin mbi të cilin funksion; vendimet që janë marrë, cilët janë anëtarët, si veprohet në rastet e emërimit apo shkarkimit të kryetarit apo anëtarëve. Pasi të shqyrtojë të gjitha këto fakte, gjyqtarja do të dalë me një vendim nëse Muça do të jetë ligjërisht kryetar i ri i KMSH-së, apo duhet të presë deri në fund të procesit gjyqësor. Padia ndaj Selim Muçës u bë nga tetë besimtarë, anëtarë të këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman. Paditësit kërkojnë të shpallet e pavlefshme mbledhja e këshillit e mbajtur më 21 mars në qytetin e Kavajës, nga ku është zgjedhur edhe kryetari i Komunitetit, Muça. Sipas tyre, mbledhja është bërë në kundërshtim me nenin 22 të statutit të Komunitetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›