E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik, Rama:Politika e re do nxjerrë vendin nga kriza

Lideri i Opozitës ndaloi sot në Koplik të Malësisë së Madhe në kuadër të turit me Vullnetaret e Bashkimit për Ndryshim. Rama theksoi se politika e re nuk përbën përbaltjen kundërshtarëve, por për të nxjerrë vendin nga kriza. 

KOPLIK- Kopliku ne Malësinë e Madhe ka qenë ndalesa e radhës së kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim. Lideri i opozitës vlerësoi entuziasmin e të pranishmëve të cilët në kushtet e varfërisë së egër dhe papunësisë u mblodhën sëbashku dhe kjo për një arsye që sipas Ramës është shprehja e besimit tek fuqia e përbashkët për të mundur varfërinë dhe për të vënë të drejtën dhe të jetuarit me punë të ndershme.
Në fjalën e tij Rama theksoi domosdoshmërinë e ndryshimit në radhë të parë të vetë politikës.
“Që Shqipëria të ndryshojë, politika duhet të ndryshojë. Që Shqipëria të jetë vendi i punës dhe i shpresës politika duhet të nxitë punën dhe të ushqejë shpresën. Që Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa, politika në Shqipëri duhet të bëhet evropiane”- tha kreu i PS-së Rama.
Ndryshimi që ne do të sjellim, ka në thelb një politikë të re që nuk ekziston për të përbaltur kundërshtarët theu kryesocialisti Rama, por për të nxjerrë vendin nga balta.
“Ndryshimi që ne do të sjellim, është ndryshimi që ju duhet prindërve, që nuk ju blejnë dot abetaret fëmijëve për shkak të varfërisë, ndryshimi që u duhet grave, të cilat nuk ju rrijnë dot pranë foshnjave për shkak se nuk përfitojnë nga barrëlindja për shkak të varfërisë. Ndryshimi që u duhet të rejave dhe të rinjve që nuk jetojnë dot të pavarur nga prindërit apo që marrin arratinë nga atdheu për shkak të papunësisë, ndryshimi që u duhet familjeve në qytet dhe në fshat, që nuk arrijnë dot fundin e muajit për shkak të varfërisë dhe papunësisë bashkë”- tha Rama.

Në përfundim të këtij takimi Rama tha se politika e 18 viteve ndihet e kërcënuar nga bashkimi i të gjithë qytetarëve rreth politikës së re të Partisë Socialiste. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›