Turbekulozi ne Shqiperi prek 420 persona çdo vit
Tuberkulozi është një sëmundje infektive, që prek përveç mushkërive, edhe cipat e trurite organe të tjera. Kushtet jo të mira të jetesës janë një faktor favorizues. Aktualisht në Shqipëri regjistrohen 13 raste të reja për 100 000 banorë
TIRANE-Turbekulozi vazhdon të jetë i pranishëm në vendin tonë. Aktualisht në Shqipëri regjistrohen 13 raste të reja për 100 000 banorë, ose e thënë ndryshe, regjistrohen 420 raste të reja në vit. Tuberkulozi është një sëmundje infektive, që prek përveç mushkërive, edhe cipat e trurit, kockat e organe të tjera. Kushtet jo të mira të jetesës janë një faktor favorizues i rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes së tuberkulozit. Në mungesë të mjekimit me medikamentet e duhura dhe në kohëzgjatjen e duhur, tuberkulozi mund të shkaktojë vdekje. Rezistenca e shumëfishtë ndaj mendikamenteve antituberkulare, që përbën një kërcënim serioz pasi medikamentet mund të mos jenë të efektshme, është e ulët (nën 2%). Mjekimi është i suksesshëm në 87% të rasteve të reja me tuberkuloz. Për kontrollin e sëmundjes së tuberkulozit, në vendin tonë aplikohet vaksina ndaj tuberkulozit gjatë javës së parë të të porsalindurve. Sipas specialistëve, tuberkulozi është më i përhapur në zonat verilindore, ndërsa një nga shkaqet që çon në tuberkuloz është varfëria. Diagnoza bakteriologjike realizohet në 17 laboratore periferike dhe në Laboratorin Kombëtar të Referencës në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)