E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës: 19 864 çështje kanë përfunduar

Gjykata më e madhe në vend për nga volumi i cështjeve, regjistron për 2010-tën, 26 898 çështje penale dhe civile. Në analizën vjetore për vitin që lam pas, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, organi gjykues i Tiranës ka renditur shifrat e çështjeve që janë gjykuar si dhe çështjet që janë regjistruar dhe kanë përfunduar.

Në një statistikë zyrtare, mësohet se një gjyqtar ka në vit për të gjykuar maksimumi 656 dosje, ndërsa arrin të përfundoj 479 prej tyre. Ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së kryeqytetit, mësohet se për vitin 2010 janë rregjistruar 26 898 çështje. Kanë përfunduar 19 864 çështje, janë rregjistruar 250 shoqata,janë rregjistruar 65 qendra,janë regjistruar 33 fondacione.
 

Një gjyqtar ka 656 çështje, ndersa ka përfunduar 479 çështje. Ndërkohë,një tjetër shifër është ajo e uljes së dënimit. Për vitin që lam pas, në Gjykatën e Tiranës kanë kërkuar ulje dënimi 409 të dënuar, ndërsa 142 të tjerë kanë kërkuar lirim para kohe me kusht. Ndërsa nga 692 kërkesa që ka bërë Prokuroria për arrest me burg, Gjykata ka qenë me të njëjtën mendje me këtë organ në 563 raste.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›