E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi inflacioni arrin ne 4.5 per qind

Ne Shqiperi inflacioni regjistroi nje rritje te menjehershme duke kapur kuoten e 4.5 perqind gjate muajit shkurt e duke kapercyer keshtu edhe kufirin maksmimal prej 4 perqind te Bankes Qendrore.

Indeksi i grupit te ushqimeve Pije Jo alkoolike shenoi nje rritje prej 4.9 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 23.5 per qind verehet ne grupin e zarzavateve. Gjate muajit shkurt cmimet jane rritur edhe ne nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve ku mund te vecojme grupin buke dhe drithera me 3.2 per qind fruta 4 per qind sheqer dhe embelsira 3.3 per qind.

Sipas Instat rritje eshte regjistruar pothuajse ne te gjithe grupet. Keshtu shtrenjtim me 2.2  perqind eshte verejtur edhe ne grupin Pije alkoolike dhe duhan e ne te njejten mase edhe grupi Shendeti ku eshte verifikuar rritja e cmimit te medikameteve. Edhe ne shkurt ka vijuar shtrenjtimi I karburanteve ku nafta eshte rritur me 1.5 perqind ndersa benzina me 1.3.

Te dhenat e Instat nuk perbejne ndonje surprize duke qene se prej disa javesh cmimet ne treg pesuan nje rritje te shpejte. Megjithate sipas deklarimeve te fundit te Bankes se Shqiperi  edhe gjate ketij viti inflacioni do te mbetet mesatarisht brenda objektivit te saj. Guvernatori Ardian Fullani deklaroi dy jave me pare se ne parashikimet e veta Banka kishte mbajtur parasysh edhe efektin e rritjes se cmimeve ne tregjet nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›