E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, deputetet socialiste ftojnë gratë në protestë

TIRANË- Deputetet e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e Ledi Shamku, shoqëruar edhe nga Anëtarja e Kryesinë së PS, Lindita Nikolli kanë shpërndarë sot përsëri ftesa duke i bërë thirrje grave të kryeqytetit t’i bashkohen nesër protestës së tyre. pasi sic thanë ato gratë më shumë se kushdo kanë sot arsye për të protestuar.

Teksa shpërndante ftesat Nikolli u shpreh se protesta e nesërme bëhet “Për t’i dhënë 8 marsit vërtet standartin e vërtetë të protestës, në emër të një jete më të mirë për fëmijët tanë, për një Shqipëri ndryshe”.

“Në fakt ne kemi dalë sot që t’ju ftojmë të gjitha gratë në një protestë që zhvillohet nesër në orën 11:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Besoj që të gjitha bashkë kemi shumë arsye për të protestuar”,- tha Ermonela Felaj.

Ndërsa deputetja Shamku u shpreh “Nesër është 8 Marsi. Në orën 11:00 jemi përpara kryeministrisë në protestë për 101 arsye. Në radhë të parë për ato 4 nëna që Saliu i veshi me të zeza, për ata katër heronjtë tanë që protestuan paqësisht dhe u vranë prapa shpine, për të gjitha ato gra që luftojnë përditë me varfërinë dhe që iu bie barra të mbajnë familjen në kushtet e një jetë që vështirësohet përditë e më shumë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›