E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Parlamenti nuk miraton fillimin e bisedimeve me Serbine

Nje debat i gjate dhe shpeshhere me tone te rrepta ne Parlamentin e Kosoves perfundoi pa ndonje dokument lidhur me bisedimet me Serbine per ceshtje praktike te interesit te perbashket. Me 60 vota per dhe 45 kunder parlamenti miratoi propozimin e kryetarit te tij Jakup Krasniqi qe grupet parlamentare te pergatisin nje dokument te perbashket qe do te hidhet ne debat diten e enjte. Ky vendim ka vene ne pikepyetje mbajtjen e takimit te paralajmeruar per te marten qe do te duhej te zgjaste edhe te merkuren.

Deshtimi per te miratuar nje dokument te perbashket pasoi nje debat te rrepte parlamentar.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe Partia Demokratike kerkuan mbeshtetjen e Parlamentit per fillimin e ketyre bisedimeve ndersa tri partite opozitare u vune kunder duke kerkuar qe para nisjes se bisedimeve te kete nje platforme te vecante.  Kryeministri Hashim Thaci e cilesoi dialogun si nje proces te rendesishem dhe te domosdoshem per Kosoven dhe aspiratat e saj euroatlantike. Ai i siguroi deputetet se ne keto bisedime nuk do te diskutohet per statusin e Kosoves teresine e saj tokesore dhe rregullimin e brendshem kushtetues.

Nderkaq opozita shprehu qendrime krejtesisht te kunderta duke nenvizuar se bisedimet jane ne favor te Serbise me shume sesa ne favor te Kosoves. Ndersa levizja Vetevendosje propozoi nje dokument kunder bisedimeve me Serbine perderisa ky vend te mos e njohe Kosoven si shtet dhe te mos i shperbeje strukturat e saj paralele.

Sipas zyrtareve te Bashkimit Evropian bisedimet do te perqendrohen ne problemet praktike sic jane kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale telekomunikacionet trafikut ajror dokumentet kadastrale etj. duke shmangur problemet politike ne fazen fillestare.

Nder ceshtjet e para pritet te debatohet Marreveshja per tregti te lire ne vendet e Evropes Qendrore e njohur si CEFTA e cila gjate ketij vitit duhet te drejtohet nga Kosova. Mirepo problemet politike e kane veshtiresuar kete proces i cili pritet te tejkalohet asisoj qe vendet te marrin pjese ne takimet e CEFTA-s pa emrat dhe simbolet shteterore.

Zyrtare te Beogradit presin qe ne periudha te mevonshme te hapin edhe ceshtje te rendesishme politike duke ngulur kembe ne mosnjohjen e pavaresise se Kosoves. Sot ata nderkaq konfirmuan temat qe do te diskutohen ne fazen fillestare te bisedimeve. Borko Stefanovic shef i delegacionit serb eshte shprehur optimist per procesin e bisedimeve duke vleresuar edhe qasjen e qeverise se Kosoves rreth ketij procesi. Nuk ka afate te caktuara. Ne do te perpiqemi qe te zgjidhim disa ceshtje thelbesore deri ne fund te vitit dhe jemi optimist por nuk duhet pritur mrekulli tha ai duke nenvizuar se ky do te jete nje proces i veshtire me renie dhe ngritje por sipas tij personaliteti  i negociuesit kryesor te Prishtines krijon besim meqe behet fjale per nje person me pervoje qe ka njohuri dhe eshte ne pozite te larte ne hierarkine e Prishtines dhe krijon besim se ky person eshte ne gjendje te zbatoje ate per te cilen palet merren vesh.

Shefi i delegacionit serb ka nenvizuar rendesine e percaktimit te statusit te serbeve te Kosoves si nje nga ceshtjet kryesore te platformes se bisedimeve.

Platforma jone nenkupton se do te luftojme per te drejtat e serbeve te Kosoves per te qendruar dhe jetuar ne Kosove. Ne te njejten kohe deshirojme nje percaktim te qarte te statusit te tyre dhe te shmangim cdo nocion per ta si nje entitet i huaj apo qe ata te kene ndjenjen se nuk jetojne ne vendin e tyre.

Ai tha se suksesi me i madh i ketij dialogu do te jete konfirmimi i se drejtes se tyre per te qendruar ne Kosove ne rruge te qarte institucionale e kjo nenkupton qe terminologjia aktuale per strukturat paralele apo jo paralele nuk do te kete vend nese bisedimet kane sukses.

Serbet e Kosoves nderkaq jane te ndare ne qendrimet e tyre rreth bisedimeve. Ajo pjese qe eshte e perfshire ne institucione mbeshtet bisedimet dhe synon te jete pjese e bisedimeve ne anen e Prishtines ndersa ata jashte institucioneve kerkojne qe te jene pjese e delegacionit te Beogradit dhe kerkojne perfshirjen e Rusise ne kete proces qe do te ndermjetesohet nga Bashkimi Evropian.

Pavaresisht se kur do te fillojne keto do te jene bisedimet e para te drejtperdrejta midis Prishtines dhe Beogradit pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 e cila vazhdon te kundershtohet nga Serbia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›