E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës, 2 vjet burg Ylli Kelmendit

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burg Ylli Kelmendin, njohur si shok i ngushtë i Fatmir Ramës, ose Mirit të Xhikes.

Sipas burimeve nga gjykata e Tiranës, vendimi për 2 vjet heqje lirie për këtë shtetas është dhënë sot. “Ylli Kelmendi akuzohet nga prokuroria për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe kundështimit të punonjësit të policisë”-thanë të njëjtat burime, duke shtuar se 44-vjeçari ra në pranga me 3 korrik të këtij viti në qendër të Tiranës.

Në atë kohë ai u konfrontua me një punonjës policie gjatë kontrollit të dokumenteve të makinës me të cilën udhëtonte. Gjatë këtij kontrolli forcat e policisë i gjetën dhe bllokuan atij edhe një pistoletë me 7 fishekë.Por, Kelmendi, pasi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në kontrollin dhe gjetjen e pistoletës që mbante Kelmendi duke e çuar më pas atë në qeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›