E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja me armë, arrestohet 34-vjeçari

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin Fatmir Xhaferri, të akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj një 45-vjecari në këtë qytet. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se konflikti ndodhi një ditë më parë, kur të dy debatuan për motive, që policia i cilëson si motive të dobëta.

“Në konflikt e sipër Fatmir Xhaferri ka qëlluar me grushtae më pas me një armë zjarri, pistolete shtetasin A.B. 45-vjeç. Gjithashtu gjatë konfliktit është vetëplagosur me armë zjarri në krah edhe vetë autori”- thanë të njëjtat burime.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë model 54 e kalibrit 7,62 mm. Vazhdon puna nga ana e specialistëve të strukturës Kundër Krimeve ndaj Personit Durrës në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimit ligjor të saj.

Materialet proceduriale për veprën penale të tentativës së vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›