E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Berisha fut në listën e sukseseve imagjinare dhe kritikat

Tiranë- Partia Socialiste reagon pas prezantimit të progres raportit të Komisionit Evropian për vendin tonë, duke vënë theksin se detyrat që lindin nga kritikat e ashpra.

“Sot në këtë ditë të madhe të ndryshimit për Amerikën dhe botën, Saliu i politikës së vjetër luan rolin e të paditurit duke i përfshirë edhe kritikat e ashpra të raportit të KE në listën e sukseve të tij imagjinare”- tha Mimi Kodheli gjatë një deklarate për shtyp.

Duke kriotikuar kreun e qeverisë se ka kohë që nuk po bën detyrën e tij, Kodheli ka kujtuar rastin më të fundit tragjik që vjen nga miniera e bulqizës, cilësuar si miniera e vdekjes. “Sot një tjetër shqiptar i pafajshëm ka humbur jetën në minierën e Bulqizës. Sot është dita për t’i thënë Sali Berishës: Ora jote ka mbaruar!”- ka vijuar më tej ajo.

Sipas Kodhelit, shqiptarët s’mund të të durojnë më shumë se muajt që i kanë mbetur Berishës për të udhëhequr qeverinë.

“Plagët që ti po hap përditë, ne do t’i shërojmë duke filluar nga rritja e sigurisë së jetës për çdo shqiptar pa dallim”- ka përfunduar ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›