Gjykata e Tiranës e shpall të paligjshme grevën e urisë
Gjykata e Tiranës mori vendim për të shpallur të paligjshme grevën e urisë të ish- të përndjekurve politikë.
Vendimi u mor pas një kërkesë të bërë nga policia e Tiranës me argumentin se jo vetëm është pa leje, por edhe sepse brenda saj kanë ndodhur vepra penale.
Policia e Tiranës e ka depozituar dje kërkesën e saj në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që vendimi është dhënë sot.
Policia e Tiranës thotë se nuk është lajmëruar për një grevë të tillë. Po ashtu ajo shton se nuk është marrë leje pranë organeve përkatëse.
Por arsyeja kryesore për policinë duket se është vetëdjegia e dy të përndjekurve. Policia e Tiranës thotë se është kryer vepër penale.
Forca të shumta policie kanë rrethuar prej ditësh këtë grevë, duke mos lejuar kontaktet e grevistëve me njerëz të tjerë. Ata po ashtu nuk lejojnë të tjerë grevistë të bashkohen me ta.