E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca për Remzi Hoxhën: Pushim i çështjes për Sefgjinin e Koldashin, 13 vjet burg për Kumbaron

Remzi Hoxha

Prokuroria ka lexuar përpara trupit gjykues pretencën për çështjen e rrëmbimit, torturimit e më pas vrasjes së Remzi Hoxhës nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Pretenca ka kërkuar pushimin e çështjes për Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin.

Ndërkohë gjykata ka kërkuar 13 vite burg për Ilir Kumbaron, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Kumbaro u arratis në një kohë që në Shqipëri Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri.

Pretenca u lexua nga prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ka punuar gjatë kësaj kohe me dosjen e shumëpërfolur pas vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, që i nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Prokurori i ndjerë Xhevat Hana solli në sallën e gjyqit dhjetëra dëshmitarë si dhe prova të tjera për të provuar fajësinë e tre të pandehurve.

Më 21 tetor bëhen 17 vite nga zhdukja e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Të tre ish-drejtuesit të SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro janë akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, me pasojë vdekjen e Hoxhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›