Gjendet i djegur në makinë oficeri i SHIK
Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i SHIK-ut, Esat Çoba. Trupi i pajetë i 49-vjecarit është gjetur sot pas mesnate rreth orës 01:00, në Currila të Durrësit. Sipas bluve të qytetit bregdetar, automjeti tip Opel Corsa i Çobës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur.
Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici. Policia e ka lokalizuar më pas duke gjurmuar sinjalet e telefonit të tij.
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, ndërsa policia dyshon se Çoba mund të jetë vetëvrarë. Këto dyshime i përforcon edhe një mesazh tekst që i ka dërguar të birit në telefon.
Siç deklaron policia, ai njihet si një person që nuk ka pasur konflikte. Trupi pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
MESAZHI
Para vdekjes ai i ka dërguar një mesazh në celular djalit të tij ku shkruante: Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë. Ky mesazh tekst ka mbërritur në telefonin e të birit në orën 18: 30 të ditës së djeshme, e më pas oficeri i SHIK-ut ka fikur telefonin. Familjarët janë alarmuar pas mesnate, kur Esati nuk po kthej në shtëpi dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila e gjeti 49-vjecarin të karbonizuar në makinën e tij./bw