E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes kerkon shtimin e forcave policore

Kryetari i gjykatës së Tiranës ka kërkuar shtimin e forcave të policisë për rritjen e masave të sigurisë. Nisur nga incidentet e fundit të ndodhura në gjykatën e tiranës disa persona kanë dhunuar bashkëshortet e tyre në prani të gjyqtarëve që gjykonin divircin e tyre Fatri Isalamaj i ka kërkuar drejtorit të policisë së Tiranës që ta shtohet numri i efektivëvë të policisë në ambjentet e gjykatës. Në letrën e drejtuar Bernard Caushaj kreu i gjykatës shpreh shqetësimin që gjyqtarët po përballen me situate të rrezikshme gjatë ushtrimit të detyrës. Më tej Islamaj thekson fatin se numri i policëve që aktualisht janë në gjykatë është i pamjaftueshëm dhe se duhët të shohen të paktënedhe tre efektiv të tjerë policie. Në gjykatën e Tiranës tek dhoma civile jo në pak raste ka ndodhur që persona të cilët i ishin drejtuar gjykatës për tu divorcuar nga bashkëshortet dhe janë dhunuar prej tyre në prani të gjyqtarëve, apo persona të cilët nën efektin e alkolit kanë kërcënuar gjyqtarët, ngjarje të cilat janë shënuar edhe në fillim të këtij muaji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›