Fekondimi artificial edhe ne maternitetet publike

Prindërit, të cilët nuk mund të kenë fëmijë në mënyra natyrale aktualisht mund ta realizojnë dëshiren e tyre vetëm duke iu drejtuar klinikave private brenda apo jashtë vendit ku dhe kosto për këtë shërbim është tepër e lartë. Vitin që vjen një gjë e tillë mund të realizohet edhe në maternitetet publike, ku pacientët për një pjesë të shërbimeve do të rimbursohen nga shteti.
Vitin e ardhshëm fertiliteti i ndihmuar medikalisht pritet të realizohet edhe në maternitetet publike në vendin tonë. Me ndihmën e Bashkimit Europian, i cili do të jetë bashkëfinancues i projektit, në gjashtë vende të rajonit do të ngrihet një rrjet qendrash ndërkufitare mbi riprodhimin e asistuar. Sipas drejtoreshës së maternitetit “Koço Gliozheni” Rubena Moisiu kjo është një mundësi që të gjithë ato çifte, të cilët në mënyrë natyrale nuk mund të kenë fëmijë, të realizojnë dëshirën e tyre me kosto më të ulët.
Aktualisht fekondimi artificial në vendin tonë kryhet në klinika private. Pothuajse në të gjitha këto klinika private shërbimi ofrohet nga mjeke shqiptare në bashkëpunim me mjekë të huaj.