E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” biznemenin që vrau me armë grabitësin

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë caktoi sot masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bisnesmenin Feim Llanaj, i cili tre ditë më parë në banesën e tij,  në një konfrontim fizik me dy grabitës, qëlloi me armë zjarri njërin prej tyre, duke i shkatuar vdekjen e menjëherëshme.Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, Feim Llanaj tregoi para trupës gjyqësore  ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në banesën e tij, pranë Unazës së Re,  në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur  tentuan ta vidhnin.Sipas deponimeve të tij, ai kishte dalluar grabitësit dhe në konfrontim me ta u kishte marrë armën e zjarrit, një  pistoletë, me të cilën më pas kishte qëlluar ndaj tyre. Si pasojë, mbeti  i vrarë njëri nga grabitësit, ndërkohë që   tjetri ka  mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Feim Llanaj akuzohet për "vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike",  ndërkohë që  grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›