E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin për vizitë në Tiranë Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Z. Jean Asselborn, bëri të ditur sot, Zyra e Shtypit në ministrinë e Punëve të Jashtme.Gjatë qëndrimit  në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, z. Jean Asselborn do të ketë takim zyrtar me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha, në përfundim të të cilit, do të jepet një konferencë e përbashkët për median. Gjithashtu, Asselborn do të ketë takime të veçanta me autoritetet më të larta të vendit, me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Z.Asselborn do të zhvillojë edhe vizita në Muzeun Kombëtar dhe në Muzeun "Gj. K. Skenderbeu" në Krujë, bënë të ditur burimet e MPJ-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›