E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranes ne 8 muaj gjykon 16.926 ceshtje civile

Numrin më të lartë të gjykimeve në gjykatat shqiptare e zënë çështjet civile duke nisur nga çështjet e pronësisë të ndjekura nga çështjet administrative, ato familjare, por edhe çështje të llojit tregtar.

Jo të pakta janë proceset gjyqësore për çështjet e ndryshme kontraktuale. Gjykata e Tiranës ka vënë në dispozicion të ABC Neës evidencat statistikore të cilat vënë në pah edhe një herë domosdoshmërinë e formimit të Gjykatës Administrative, një çështje kjo shumë e diskutuar.
Sipas statistikave numri më i lartë i çështjeve civile të diskutuara janë çështjet e llojit administrative, ku vetëm për periudhën janar-gusht në Gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar 3122 çështje nga të cilat 1750 janë të mbartura nga vitet e kaluara dhe 1117 procese kanë zgjatur më shumë se 6 muaj.

Paditë e pronësisë, të kontratave të shitje-blerjeve, trashëgimisë, kalimi pasurisë e tjerë, janë po ashtu çështje shumë të gjykuara nga gjyqtarët shqiptarë. Në Gjykatën e Tiranës për 8 muaj janë

shqyrtuar 218 çështje pronësie 143 prej të cilave të mbartura nga viti i kaluar, gjykimi i 69 prej këtyre padive ka zgjatur më shumë se 6 muaj.
Sipas evidencave statistikore janë shqyrtuar 1.136 çështje familjare nga të cilat 713 janë të mbartura nga vitet e kaluara ku 785 raste kanë zgjatur më shumë se 6 muaj. Ndërsa çështje tregtare janë gjykuar 247 çështje në total nga të cilat 158 janë mbartur nga vitet e kaluar dhe 87 procese kanë zgjatur më shume se një gjysmë viti.

Bie në sy numri i lartë i çështjeve civile me palë kundërshtare të shqyrtuara nga kjo gjykatë janë në total 9258 çështje nga të cilat 5295 janë të mbartura nga viti 2010. Duke bërë një kalkulim të thjeshtë arrijmë në përfundimin se vetëm në 8 muaj në Gjykatën e Shkallës së Parë, të Tiranës janë gjykuar gjithsej 16.926 çështje civile nga të cilat 5.914 janë të mbartura nga vitet e kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›