E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga euro nuk dilet

Disa eksponentë politik gjermanë, të lodhur duke parë Gjermaninë të vrapoj lart e poshtë për të ndihmuar shtetet e euros në vështirësi, kanë filluar të urojnë daljen e Greqisë nga monedha e përbashkët. Një operacion i tillë do të ishte i rrezikshëm dhe do të ishte shumë e vështirë të vihej në praktikë, shpjegon Charles Forelle në Wall Street Journal.

“Përdorimi i euros ishte projektuar si një proces i parevokueshëm dhe traktatet e bashkimit europian nuk përmbajnë norma specifike për ti lejuar një vendi ta braktisë. Një modifikim dhe krijim i traktateve do të kërkonte shumë vite dhe një vendim unanim, duke përfshirë edhe atë të vendeve që rrezikojnë largimin. Kjo do të thotë se Greqia nuk mund të përzihet kudra vullnetit të saj nga euro.”

Sipas Williem Buiter, analist në bankën e investimeve Citigroup, vendet e tjerë që përdorin euron dhe kanë më pak probleme ekonomike mund të vendosin t’ia bëjnë jetën të vështirë Greqisë, duke e shtyrë atë të largohet. Greqia varet pothuajse plotësisht nga huat që ka marrë nga eurozona dhe fondi monetar ndërkombëtar, që kanë dhënë dhjetëra miliarda euro për ti lejuar qeveris greke mbaj nën kontroll borxhin publik dhe të paguaj borxhet e tjera. Pastaj janë fondet e dhëna nga banka qendrore europiane për të siguruar likuiditetin bankave greke. Nëse këto burime do të mbylleshin, vendi do të kishte pak për të bërë për të shpëtuar nga kriza, nënvizoi Buiter.

Sipas ekonomistësh të tjerë Greqia mund të negocioj një braktisje miqësore të euros. Pa monedhën e përbashkët, vendi do të mbështetej në një valutë më të dobët që do të ishte e dobishme për rritjen e eksporteve dhe të turizmit, falë kursit të këmbimit të favorshëm ndaj vendeve të tjera të eurozonës. Bëhet fjalë për një zgjidhje shumë delikate dhe plot rreziqe, vecanërisht në konservimin e kapitaleve brenda vendit. Qytetarët grekë do të ishin të incentivuar ti mbanin kursimet e tyre në euro, apo edhe ti largonin nga Greqia, për të mos i kthyer në valutën e re që është e destinuar të zhvlerësohet.

Një situatë e tillë, duke u bashkuar edhe me problemet e sistemit bankar grekë, do të conte në një përkeqësim të krizës, me një efekt zinxhir të mundshëm në vendet e tjera në vështirësi si Portugalia, Spanja dhe Italia. Nga ky këndvështrim, mbyll Wall Street Journal, një falimentim i Greqisë do të ishte rruga më e praktikueshme se sa braktisja e euros. Vendi nuk do të arri deri në fund të vitit limitet e deficitit të vendosura nga bashkimi europian dhe më shumë mundësi do të ketë nevojë për ndihma të tjera, pra para të tjera, dhe plane të reja shkurtimesh për të siguruar ato para. Dhënia e fondeve të reja kundërshtohet fortë nga qytetarët e vendeve që po ja kalojnë më mirë, si Gjermania. Gjithsesi edhe marrja e masave të reja të shkurtimeve nuk do të ishte e lehtë: Ato të ndërmarra deri tani janë kundërshtuar fortë nga qytetarët grekë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›