Tiranë, 3 të plagosur gjatë një grabitjeje, njëri prej tyre polic
TIRANË – Në orët e vona të mbrëmjes një grabitje është kthyer në një betejë të përgjakshme, ndërmjet grabitësve dhe forcave të policisë. Persona të armatosur kanë hyrë në një kazino në zonën pranë "Avni Rustemit" dhe kanë grabitur 350 mijë lekë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur tre persona, një prej të cilëve, ishte efektivi i forcave të policisë, E.Gj. Dy të plagosurit e tjerë, Mirjan Curri dhe Beja Tasa, ishin pjesëtar të grupit të grabitësve. Të plagosurit janë dërguar në Spital Ushtarak për të marrë mjekimet e nevojshme.
Sipas policisë grabitësit ishin në ndjekje prej kohësh, të dyshuar si përgjegjës të grabitjes të së njëjtës kazino një muaj më parë. Njësia speciale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ishte duke pritur një lëvizje prej grabitësve, për të kryer një arrestim në flagrancë.
Polica ka arritur të arrestojë 6 grabitësit dhe të sekuestrojë shumën e parave të marra nga kazinoja.
(a.h/BalkanWeb)