Gjykata e apelit pro Ministrit Basha

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen ndaj ish ministrit të transporteve Basha. Gjykata e apelit vendosi ta zhveshë ministrin e Jashtëm nga akuzat e "shpërdorimit të detyrës",duke i cilësuar veprimet e prokurorisë si të paligjshme. Vetëm pak ditë më parë të tre anëtarët e trupit gjykues që do të merreshin më çëshjen "Basha" kanë dhënë dorëheqjen dhe janë zëvendësuar me gjykatës të tjerë. Prokuroria pas këtij vendimi ka të drejtë të të ankimojë çështjen në Gjykatën e Lartë.