E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilesia rikthen tifozet ne stadiume

Prania e tifozeve te shumte, te pranishem ne stadiumin "Qemal Stafa" per te ndjekur derbin, Dinamo-Tirana tregoi se kur behet fjale per ndeshje cilesore dhe me spektakel ata jane gati te rikthehen ne shkallet e stadiumit. "Nje tregues teper pozitiv," - theksoi trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic, "Interesi i tifozeve ne stadium ishte i konsiderueshem." Ndonese tifozet e Dinamos dolen me te zhgenjyer, kampionati ne javen e pare tw ketij viti njohu nje tregues pozitiv, pervec ndeshjes derbi, e cila eshte vleresuar nga specialistet, per nivelin e kenaqshem te lojes. Ne fakt, Tirana dhe Dinamo perbehen nga lojtaret me te mire dhe me cilesore te kampionatit. Dy ekipet kryeqytetase synojne titullin kampion dhe perplasja mes tyre pritej te ishte e forte, cka solli tifoze te shumte ne stadium. Por, ne javen e pare te pjese se dyte te kampionatit numri i tifozeve eshte shtuar, edhe ne stadiumet e tjera. Ne Peqin, vendasit nuk e braktisin kurre ekipin dhe jane nder me fanatiket e kampionatit tone. Por paraqitje e mire e Beses se Kavajes, ka bere qe ne stadiumin e ketij qyteti, perballja me Lushnjwn te shihet nga nje numer i konsiderueshem tifozesh, ashtu si ne cdo ndeshje tw sezonit. Ne "Niko Dovana", ne ndeshjen Teuta- Elbasani numri i tifozeve ka qene teper i larte. Ne kete stadium eshte konstatuar se miqte kane pasur nje perkrahje, nder me te lartat e shenuara ne kete kampionat. Merkatoja e janarit nuk i ka zhgenjyer elbasanasit, qe zhvilluan nje ndeshje te mire dhe fituan perballe Teutes. Edhe ne Durres, eshte zhvilluar nje ndeshje emocionuese, dhe e forte. Ka qene trajneri Sulejman Starova, qe ka vleresuar lojen e zhvilluar nga te dyja ekipet. Nderkaq, ne Vlore Flamurtari mundet nga fqinjet, Apolonia, ne nje ndeshje tjeter emocionuese. Ndeshja eshte ndjekur nga nje numer i madh tifozesh. Pjesa e pare e kampionatit shenoi numrin me te ulet te 10 vjeteve te fundit. Pjesa e dyte ka nisur ndryshe. Loja dhe rezultate i jane pergjigjur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›