Kuvendi pritet të zgjedh anëtarët e KQZ-së

Parlamenti shqiptar zgjedh sot anëtarët e rinj të komisionit qëndror të zgjedhjeve. Forcat politike kanë depozitur emrat në kryesinë e kuvendit të republikës së shqiperisë të cilët kërkojnë që ti përfaqsojnë në komisionin qëndror të zgjedhjeve. Partia demokratike ka propozuar Arben Ristanin dhe Albana Vokshin për të drejtuar kreun e KQZ-së, popozime që do të votohen në kuvend në seancën pleanare të ditës së hënë. Z,Ristani ka qenë më parë anëtar i KQZ-së, por që ka dhënë dorëheqjen për tu bërë drejtor i shkollës së magjistraturës, post të cilin mban aktualisht. Ndërkaq partia socialiste ka depozituar emrat e saj në kuvend të cilët janë anëtaria aktuale Dëshira Subashi dhe Artan Laze. Ndërkaq, PR-ja gjtihashtu ka depozituar në kuvend emrat Arben Brace dhe Klemend Zguri. Ndërkaq, PSD-ja ka mbledhë firmat për dy kandidatët e saj që janë Pavli Zëri dhe Pandeli Vorfi. PD dhe PS në ditën e fundit të afatit të vendosur nga kodi i ri zgjedhor kanë depozituar në kuvend emrat që kërkojnë të cojnë në KQZ-në e re. Data 29 janar shënonte afatin përfundimpër të ndërtuar KQZ-në e re në bazë të kërkesave të kodit zgjedhor. Në të kundërt vendi jonë rrezikon të respektojë një sërë afatesh të tjera zgjedhore. Por si rëndom ndodh me klasën politike shqiptare, afatet e përcaktuara me ligj nuk respektohen. Kështu edhe komisioni qëndror i ri zgjedhor ngrihet me disa ditë vonesë. Ngritja e KQZ-së së re bëhej edhe më e domosdoshme në momentin kur kreu i shtetit ka dekretuar datën 28 qershor për zhvilimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.