E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo kritikon lojtaret: Loja nisi ne 30 minutat e fundit

Nje Torino e madhe, me mjaft kurajo, ndali ne barazim 1-1 kryesuesit e Seria A, Interin, brenda ne "San Siro" . Miqte shenuan te paret me ane te Biankit, ne pjesen e dyte te ndeshjes, por ekipi i drejtuar nga Novelino eshte ndeshkuar pak minuta me vone nga Burdiso. Nje barazim, qe per Juven eshte pritur mire, pas humbjes 3-2, qe i shkaktoi kaluari, nje nate me pare. Trajneri i Interit, Murinjo beri komplimente per kundershtarin, pas barazimit te djeshem ne seria A.. "Ne fund nje pike eshte vetem nje pike. Nuk e kuptoj se perse ekipi im nuk e nis lojen, sic luajti ne 30 minutat e fundit me Torinon. Keshtu do ta kishim fituar ndeshjen. Ishim gjashte pika para vendit te dyte, ne fillim te ndeshjes me Torinon. Tani kemi shtate pike me shume se Juventusi. Duhet t'i bej komplimente Torinos, per lojen e mire qe zhvilloi," - u shpreh trajneri zikalter. "Kundershtari luajti per te na ndalur dhe nje pike e fituar ishte e drejte per ekipin e Novelinos." Per paraqitjen e Kuarezmez trajneri i Interit, theksoi: "Nuk ka luajtur mire. Duhet te gjente me teepr force, per te perballuar kritikat e adresuara, ndaj tij." Perpara se te shpallet lista, per ndeshjet e "Champions", trajneri i Interit, Murinjo shprehet: "Nuk ka asnje mister. Krespo, ndoshta. Jane tre lojtare te avancuar ne sulm, Krespo, Kruz dhe Adriano. Ndoshta Baloteli do te jete ne listen B. Trajneri zikalter theksoi se do te kete ndonje ndryshim ne oren e fundit. Ne ndeshjet e tjera, Rexhina bllokoi ne nje barazim, 2-2, Romen. Shenoi Pixarro ne fillim dhe barazoi ne fund Koxa per Rexhinen. Koradi shenoi me nje dopiete per Romen, gjate ndeshjes. Xhenoa shenoi nje gol ndaj Pelermos, me vlere te tre pikeve dhe tani ndodhet ne vend te katert. Kievo dhe Sampdoria u ndane ne barazim mes tyre. Paxini ishte autori i golit per miqte dhe barazoi per Kievon, Rigoni. Atalanta mundi Katanian, me nje gol te Guerentes, ne pjesen e pare. Lece fitoi 2-1 ne Siena, me gola te Tiribokit dhe Kastilos. Barazim mes Bolonjes dhe Fiorentines.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›