Gjykata e larte/ Shtyhet per te henen seanca ndaj Ilir Metes
Është shtyrë për të hënën e ardhshme seanca në ngarkim të ish- zv/kryeministrit Ilir Meta.
Vendimi u morr sot nga Gjykata e Lartë.
Seanca e parashikuar për t'u zhvilluar sot u pezullua pasi ekspertët Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, të ngarkuar nga Gjykata për të bërë ekspertizën e video- përgjimit ndaj Metës, nuk kanë arritur të realizojnë të gjitha procedurat e ekspertizës.
Ekspertët shqiptarë pritet të dalin në një konkluzion të qartë për videon nëse është ose jo autentike. Konkluzioni i tyre pritet të publikohen javën e ardhshme në seancën e radhës.