E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e prokuroria: Arrestimi i Ledio Ruçit, i paligjshëm. Balla: U rrëzua kurthi i Berishës

Share

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të lirojë djalin e deputetit socialist, Gramoz Ruçi, pasi sipas saj, arrestimi i Ledio Ruçit ka qenë i pavlefshëm. Prokuroria, edhe pse kërkoi detyrim paraqitje për të, gjithashtu e ka cilësuar si të paligjshëm kontrollin e makinës nga ana e policisë.

Pas këtij vendimi, deputeti socialist, Taulant Balla, është shprehur se ky ka qenë një kurth i ngritur nga Agron Kuliçi dhe Sali Berisha.

Gjykata e Durrësit rrëzon kurthin e pisët të Policisë së Saliut kundër Ledio Ruçit. Gjykata sapo shpalli sot si të paligjshëm ndalimin e Ledio Ruçit. Gjithashtu vendimi i gjykatës konsideroi të paligjshëm kontrollin dhe ndalimin e makinës. Ky vendim i gjykatës çmontoi planin e parapërgatitur nga Agron Kuliçi dhe Sali Berisha. Gjethja e hashashit në makinë ishte hedhur qëllimisht nga policët kriminalë të Kuliçit. Sepse në momentin e ndalimit të makinës nuk u gjet asgjë e parregullt, por pasi makina qëndroi tre ditë në polici brenda në makinë u rrit një gjethe kanabis. Kush e ha këtë? Sali Berisha mbetet po i njëjti maskara që godet pas shpine dhe intrigon sulme kundër familjarëve të kundërshtarëve. Me Gramoz Ruçin gjithmonë i ka mbetur sharra në gozhdë, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›