E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperimente mbi të sëmurët mendorë?!

Share

Drejtuesit e Komitetit Kombëtar te Etikes Mjekësore kundërshtojnë kryerjen e çdo lloj kërkimi shkencor, apo eksperimental mbi personat me çrregullime mendore, pas nje projekti te Ministrise se Shendetesise. Ata pohojnë se edhe ne vende te zhvilluara, ku kontrolli është me i larte, kjo kategori është e përjashtuar nga vendimmarrje te tilla.

Ne nenin 27 te projektligjit te ri për shëndetin mendor, përcaktohet se kërkimet eksperimentale bëhen vetëm me pëlqimin e te sëmurit. Ne piken 2 te tij specifikohet: Kërkimet shkencore dhe eksperimentale nuk zbatohen ndaj personave me çrregullime mendore, qe janë duke marre trajtim te pavullnetshëm ne shërbimin e shëndetit mendor te specializuar me shtretër. Sipas Ministrisë se Shëndetësisë prova me efektet e ilaçeve te se njëjtës familje te miratuar, janë bere edhe me pare.

Një dite me pare, ne Komisionin e Shëndetësisë, Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kërkuan rishikim te ligjit, duke shtuar qe pëlqimi për trajtime eksperimentale te merret edhe nga familjaret e te sëmurit. Sipas tyre, problemet mendore te këtyre pacienteve lënë mundësi abuzimi dhe shfrytëzimi te tyre për eksperimente./Vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›