Gjykata i heq familjes së Millosheviçit shtëpinë miliona euroshe, diktatori e kishte blerë 4 mijë marka

Marko e Mirjana Millosheviç
Një gjykatë në Beograd ka vendosur që të heqë pronësinë e familjes së Sllobodan Millosheviçit ndaj një vile luksoze në lagjen Dedinjë. Gjykata vendosi se një kontratë e qeverisë për ti dhënë vilën familjes Millosheviç në vitin 1999 ishte e pavlefshme. Millosheviç e kishte blerë shtëpinë në korrik të vitit 1999 për 4 mijë marka gjermane. Vlera e saj aktuale në treg është miliona euro.