E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor bëri një vrimë në ujë, e pranon Ristani: Rezultati nuk ndryshon

Kryetari i KQZ, Arben Ristani, tha se pavarësisht çfarë vendimi ka marrë Kolegji, nuk pret ndonjë surprizë për shkak KQZ ka parë të gjithë librat e protokollit dhe nuk ka asnjë indicie për votat e hedhura gabim. Kjo për shkak se Kolegji ka urdhëruar hapjen e materialeve zgjedhore. Këtë gjë e ka bërë KQZ dhe ka nxjerrë ato vota të hedhura gabim që janë nxjerrë nga demokratët sipas një skeme tyren. Votat e tjera të hedhura gabim janë cilësuar si të pavlefshme dhe me to nuk do merret kush. Në këtë mënyrë, pavarësisht se Berisha e Basha thonë sa herë dalin që duhet numëruar çdo votë e hedhur gabim, kjo nuk pritet të ndodhë. Janë numëruar vetëm ato vota që iu duheshin demokratët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›