Al-Zawahiri shefi i ri i Al Kaidës
Një faqe interneti që besohet se i takon rrjetin terrorist, Al Kaida, ka thënë se Ajman al-Zawahiri, i lindur në Egjipt, është pasues i Osama bin Ladenit, në krye të organizatës.
Bin Laden ishte vrarë gjatë një operacioni të komandove amerikane muajin e kaluar në Pakistan, transmeton REL.
Al-Zawahiri, vendndodhja e të cilit nuk dihet, ka qenë person i dytë për nga rëndësia në Al Kaida pas Bin Ladenit. Lajmi është postuar sot në një faqe interneti e cila njihet për lidhjet që ka me Al Kaidën.
Al-Zawahiri kishte paralajmëruar një javë më parë se Bin Ladeni do të vazhdojë të tmerrojë ShBA-në nga varri, transmetojnë agjencitë.
Në një video mesazh të vendosur në internet më 8 qershor, al-Zawahiri tha se Al Kaida do të vazhdojë të luftojë.