Gjykata i liron protestuesit do te vijojme protestat

PRLESHJET/ Togat e zeza kane vendosur detyrim paraqitje per 14 prej banoreve te ndaluar nga policia diten e enjte
VLOR - Gjykata e Vlores vendos qe te liroje 14 protestuesit e ndaluar nga policia diten e enjte pas protestes se banoreve te Orikumit e Dukatit qe degjeneruan ne perleshje me forcat e policise. Vendimi u mor 72 ore pas prangosjes se tyre dhe mbajtjes ne dhomat e paraburgimit nderkohe qe asnje nga te ndaluarit nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga perfaqesuesi i prokurorise se Vlores duke u shprehur se ata thjesht kane kerkuar te drejten e tyre. Nderkohe banoret e Dukatit e kane pritur me duartrokitje lirimin e bashkefshatareve te tyre teksa jane shprehur se do te vijojne protestat derisa tu plotesohen kerkesat e paraqitura. Dy prej personave qe moren masen e sigurise ndodhen ne spitalin e Vlores te plagosur ndersa masa per Qetsor Ferunin do te zhvillohet sot.
Seanca
Te dielen ne gjykaten e faktit ne Vlore u zhvillua masa e sigurise per te ndaluarit gjate protestave ne Dukat. Seanca u drejtua nga gjyqtarja e gatshme Elvana Cicolli ndersa pala mbrojtese eshte perfaqesuar nga avokatet Luan Xhuveli si dhe Ardian Dauti te cilet i kane kundershtuar akuzat e prokurorit te ceshtjes Dritan Marku. Seanca gjyqesore e dites se djeshme eshte ndjekur me interes dhe nga banoret e fshatit Dukat te cilet te radhitur perpara gjykates me brohorimat Dukati per djemte djemte per Dukatin kane pritur vendimin e Gjykates se Vlores.
Masa e sigurise per protestuesit ka qene detyrim paraqitje ne policine gjyqesore cdo te hene ndersa per Qetsor Ferunajn i vetedorezuar ne daten 12 nentor seanca e vleresimit te mases se sigurise do te zhvillohet diten e hene.
Trupi gjykues me pas ka zhvilluar nje seance gjyqesore ne ambientet e spitalit rajonal te Vlores pasi aty ndodheshin dy protestues te plagosur gjate protestes se 11 nentorit. Gjyqtarja Elvana Cicolli avokati mbrojtes Ardian Dauti si dhe prokurori i ceshtjes Dritan Marku shkuan ne spital ku ndodheshin Albert Ibro dhe Jorgaq Kazheli nen kujdesin e personelit mjekesor. Ne fund te seances togat e zeza deklaruan mase te njejte per dy te plagosurit ate te detyrimit te paraqitjes ne policine gjyqesore.
Kuvendi i Dukatit Nuk terhiqemi nga kerkesat tona
Pas daljes nga salla e gjyqit te gjithe te ndaluarit jane pritur me duartrokitje nga te afermit e tyre. nderkohe te liruarve u eshte bere nje pritje edhe ne Dukat ku ishin mbledhur te gjithe banoret e fshatit si dhe shume te aferm dhe miq te tyre. Me brohorima dhe perqafime banoret jane mbledhur serish ne nje nga lokalet e fshatit ku kane bere mbledhjen e radhes. Ne kete takim ku merrnin pjese pothuajse te gjithe banoret e Dukatit jane hedhur parullat Djemte per Dukatin Dukati per djemte. Avdiol Kulluri i cili eshte dhe nje nga te rinjte organizatore te protestave u shpreh se kishin besin se Gjykata e Vlores do ti lironte banoret e ndaluar pasi ata ishin ne te drejten e tyre.
Ne do te jemi gjithnje ne kerkesen tone per zbatimin e kater pikave qe i kemi bere te ditura. Nga gjykata u vendos drejtesia sepse keta njerez ishin te pafajshem dhe nuk kane kryer veper penale por kane kerkuar te drejtat e tyre si dhe token qe u takon. Keto te drejta nuk na i mohon asnje shtet dhe asnje organizate. Ne nuk do te ndalemi deri ne fund per te kerkuar te drejtat tona tha Kulluri teksa riberi te ditur kater kerkesat e banoreve te Dukatit
1. Percaktimi i kufijve historike dhe gjeografike te Dukatit
2. Kthimi i pronave me certifikate pronesie
3. Heqja e menjehershme e postbllokut te Pashalimanit per te shkuar pa pengesa ne tokat e dukatasve
4. Marrja e mendimit te dukatasve per cdo veprim ose vendim te shtetit qe mund te cenoje jeten lirine pasurine dhe shendetin e tyre.
Nuk do te zmbrapsemi kurre nga keto kerkesa edhe pse qeveria perdori dhune dhe terror duke sjelle policine ushtrine kur kjo e fundit nuk ka pune ketu sepse nuk jemi armiq por dukatas qe luftojme per te ndertuar kete shtet dhe kerkojme te drejten tone te cilen do ta kerkojme deri ne vdekje. Nuk e leshojme token tone dhe do te na e japin brenda afatit qe e kerkojme pasi nuk kemi me besim te politikanet por tek faktet konkrete- u shpreh Kulluri.
Banoret i bene thirrje kryeministrit te vendit qe ti kishte parasysh kerkesat e tyre dhe ti jepte urdher ministrit te Drejtesise per te zbatuar ligjin per kthimin e pronave banoreve ne te kundert protestat nuk do te ndalonin.