Zogaj Kryefjala e protestave transparenca si nje ceshtje jetike

Koordinatori i Opozites se Bashkuar per Programin e Zhvillimit dhe Integrimit Prec Zogaj shpreh qendrimin per kutite
Opozita citon progres-raportin Qeveria nuk ka treguar gatishmeri ne lidhje me propozimet e bera nga PS per te tejkaluar ngercin politik
TIRAN- Koordinatori i Opozites se Bashkuar per Programin e Zhvillimit dhe Integrimit Prec Zogaj deklaroi dje se hetimi parlamentar qe kerkon tani e tutje opozita do te fokusohet te materialet zgjedhore dhe te ceshtjet e tjera madhore te listuara ne raportin e OSBE-ODHIR-it. Ne nje prononcim per mediat nga selia e Opozites se Bashkuar ai theksoi se te gjithe e kuptojne se nje hetim pa fletet nuk do te ishte i plote por opozita e ndermerr kete hap per te zhbllokuar ngercin per te zhbllokuar cfare eshte bllokuar per shkak te krizes per te fituar kohe ne lidhje me reformen zgjedhore qe duhet te vijoje menjehere me venien ne levizje te hetimit parlamentar.
Me ndjenjen e pergjegjesise per fatin e integrimit dhe duke kuptuar se vleresimet kritike te Europes do te vinin ne pikepyetje te ardhmen europiane te vendit nese nuk ka nje reflektim te thelle e te shpejte nga te gjitha palet Opozita e Bashkuar vendosi te hidhte nje hap tjeter perpara drejt zgjidhjes se krizes duke hequr dore nga fletet e votimit sqaroi arsyet e ofertes se re Prec Zogaj. Sipas tij Opozita e Bashkuar ka programuar nje pakete te plote qe ka per qellim te zbatoje rekomandimet e BE te garantoje dhe pershpejtoje kursin europiano-perendimor te vendit.
Zyrtari i opozites ben te ditur se pjese e kesaj pakete eshte edhe programi zhvillimit qe do perfundoje brenda ketij viti.
Opozita e Bashkuar shprehu gjithashtu shqetesimin e thelle qe qeveria dhe kryeministri po u japin shume pak vend ne artikulimet e tyre ceshtjeve te raportit duke shperfillur problemet e mprehta dhe vleresimet negative qe pasqyrohen ne ate raport. Sipas tyre Berisha do te ishte ne nje rruge krejtesisht te gabuar dhe do te jepte nje mesazh shume shqetesues per fatin e integrimit te vendit nese mendon te nderhyre per te ndryshuar raportin e BE. Nuk ka vend per te ndryshuar raportin por per te ndryshuar urgjentisht qendrimet ne perputhje me rekomandimet qe shoqerojne raportin ne fjale. Ky eshte i vetmi reflektim pozitiv dhe ska tjeter.
Ne asnje raport nuk eshte folur keshtu kaq qarte pa diplomaci me adresime kaq konkrete. Raporti eshte fotografia dhe jehona e perpikte e gjendjes se rende te demokracise ne Shqiperi komentoi mosdhenien e statusit kandidat nga BE per Shqiperine Prec Zogaj. Per te arsyet jane renditur ne raportin kritik qe shoqeron refuzimi. Ai thekson se eshte kriza politike ku nenvizohet e bardhe ne te zeze se qeveria nuk ka treguar gatishmeri ne lidhje me propozimet e bera nga PS per te tejkaluar ngercin politik. Me tej perfaqesuesi opozites deklaron se eshte Kuvendi i zgjedhjeve te kontestuara qe ka degraduar nga nje institucion suprem i kontrollit te ekzekutivit sic parashikohet ne Kushtetute ne nje organ te varur e te keqperdorur.
Koordinatori i Opozites se Bashkuar per Programin e Zhvillimit dhe Integrimit krahas permbledhjes se situates politike ne vend beri te ditur se opozita kerkon ti ndale keto qendrime dhe veprime me qytetaret shqiptare. Prandaj theksoi ai kane vendosur ti ftojne serish ne sheshet e protestes dhe manifestimit te dinjitetit te tyre njerezor dhe demokratik. Kryefjala e protestave te reja do te jete serish transparenca si nje ceshtje jetike e demokracise ne Shqiperi po kesaj radhe kauzes se transparences do ti bashkengjitet kauza e integrimit si aspirate e mbi 96 e shqiptareve. Nuk mund te mjaftohemi te jemi mysafire apo udhetare ne Europe. Ta bejme Shqiperine pjese te Europes. Ky eshte misioni deklaroi Prec Zogaj.
Fletet
Me ndjenjen e pergjegjesise per fatin e integrimit dhe duke kuptuar se vleresimet kritike te Europes do te vinin ne pikepyetje te ardhmen europiane te vendit Opozita e Bashkuar vendosi te hidhte nje hap tjeter perpara drejt zgjidhjes se krizes duke hequr dore nga fletet e votimit
Raporti
Nuk ka vend per te ndryshuar raportin por per te ndryshuar urgjentisht qendrimet ne perputhje me rekomandimet qe shoqerojne raportin ne fjale. Ky eshte i vetmi reflektim pozitiv dhe ska tjeter. Ne asnje raport nuk eshte folur keshtu kaq qarte pa diplomaci me adresime kaq konkrete
Protestat
Kryefjala e protestave te reja do te jete serish transparenca si nje ceshtje jetike e demokracise ne Shqiperi po kesaj radhe kauzes se transparences do ti bashkengjitet kauza e integrimit si aspirate e mbi 96 e shqiptareve. Nuk mund te mjaftohemi te jemi mysafire apo udhetare ne Europe