Denoncimi i Priftit Meta Jane lajthitje. Do bente puc parlamentar

UPDATE- Numri dy i qeverise Ilir Meta ka reaguar ashper pas intervistes se dhene nga ish ministri i METE-s Dritan Prifti dhe akuzave te tij ne drejtim te policise lidhur me kontrabanden e naftes.
Ne nje komunikim per mediat Meta ka ashpersuar gjuhen nje gjuhe krejt ndryshe nga ajo me te cilen njoftonte pak kohe me pare se e priste me shume dashuri dhe krahehapur ne takim fill pas shkarkimit nga kabineti.
udirat e radhes qe ka thene Prifti se gjate kesaj periudhe nuk ka pasur asnje kontakt me perfaqesuesit e opozites nuk jane te verteta. Ai tre dite me pare u takua me Edi Ramen dhe me percolli mua oferten e zotit Rama per te bere nje puc parlamentar ne te cilin une do isha kryeminister kurse Dritani kishte marre garanci qe te kthehej te METE- tha Meta.
Deklaratat e bera nga prifti ai i ka quajtur oshilacione te denja vetem per nje kameleon pa pergjegjesi e normalitet. Lajthitje qe e ne i kemi toleruar edhe me pare per arsye dhe te problemeve shendetesore qe ai ka pasur por gjuha e perseritur e shantazhit eshte e papranueshme dhe me teper kur behet ne emer te krimit te organizuar dhe korrupsionit- tha ai.
Sipas tij justifikimet me vdekjen e gjyshesh jane te pabaza pasi Prifti e dinte prej muajsh shkarkimin por shtynte mbledhjen.
Prifti Zevendes kreu i policise Kuliqi ben kontrabande nafte
Ministri i saposhkarkuar akuzon ish-truprojen personale te Sali Berishes sot nendrejtor i policise shqiptare si organizatorin e kontrabandes se naftes Kam njoftuar Berishen per kontrabanden e naftes ne te cilen jane perfshire edhe policia e shtetit doganat e tatimet. Kryeministri i dha porosi Bodes por asgje nuk u be.
TIRAN - Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka thyer heshtjen dhe ka folur per here te pare per shkarkimin e tij marredheniet me kryetarin e LSI-se Ilir Meta qeverine por dhe kontrabanden e naftes qe kryhet nga policia e shtetit dhe kreret e doganave. Ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla Prifti ka komentuar momentin e shkarkimit te tij si nje veprim te padrejte ne nje moment te gabuar. Ndersa per kontrabanden e naftes ai ka akuzuar ne menyre direkte Agron Kuliqin ish-truprojen personale te Sali Berishes dhe sot nendrejtor te pergjithshem te Policise se Shtetit por edhe ministrin e Financave Ritvan Bode i cili nuk ka marre asnje mase per ta ndaluar.
Shkarkimi
Gjyshja ka vdekur ne krahet e mi por une arrita ta takoja te gjalle. Pasi ndodhi kjo u dergova nje sms 4-5 miqve te mi mes te cileve edhe zotit Meta dhe pas 2 minutash marr nje sms ku ai me lajmeron se te nesermen ishte mbledhja e kryesise per ndryshimet ne kabinet. Nuk kishim folur asnjehere me pare per largimin tim. Ai kerkoi qe deri te nesermen te bisedonim. Une i kerkova ta shtynim mbledhjen per pasdite por nuk mundesha te mos i jepja gjyshes lamtumiren e fundit. Nuk me erdhi mire sepse ishte nje veprim brenda familjes teper imoral ku nuk ishte guximi as per ta diskutuar dhe as per te dhene arsyet - u shpreh Prifti.
Dritan Prifti ka komentuar dje edhe arsyen e dhene nga Ilir Meta se po ikte nga Ministria e Jashtme per tu marre me shume me punet e partise. Sipas tij kjo arsye mund te jete e drejte por shume e veshtire pasi ministri i Ekonomise duhet te kaloje ne duart e tij me shume se nje mije faqe dokumente te cilat nuk te lene shume kohe te lire.
Kontrabanda
Akuza me e forte e hedhur dje nga ish-ministri i Ekonomise ne emisionin Top Story ishte ajo e kontrabandes se naftes e cila po kryhet nga njerezit e afert te kryeministrit Berisha dhe askush nuk e merr mundimin qe ta ndaloje. Dritan Prifti cilesoi si nje nga rastet e presionit arrestimin e keshilltarit te tij Eduard Belegu. Arrestimi i tij nuk eshte nje gje qe duhet thjeshtuar. Ky rasti i tij eshte nje rast tipik i presionit qe eshte kryer mbi mua nga segmente te qeverise shqiptare. Belegu eshte arrestuar ne nje menyre bombastike ne zyren e tij ne ministri padrejtesisht per nje ceshtje te vjeter qe prokuroria me turp pas nje muaji e mbylli dhe e deklaroi ate te pafajshem - tha Prifti. Por ish-ministri e ashpersoi tonin teksa zbuloi nje nga aferat korruptive te shtetit shqiptar qe eshte kontrabanda e naftes. Nga analiza ime kam evidentuar nje person ne kete mes qe quhet Agron Kuliqi ish-badigardi i Sali Berishes qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit. Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes ne te cilen jane perfshire edhe policia e shtetit doganat e tatimet. Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri i ka dhene porosi ministrit te Financave por edhe sot nuk ka asnje rezultat - tha Dritan Prifti. Agron Kuliqi ka qene per shume vite truproja personale e kryeministrit Berisha dhe ne vitin 2005 u rikthye ne radhet e policise duke marre fillimisht postin e kreut te policise Kriminale. Nje vit me pas ai mori postin e nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit post te cilin e mban edhe sot.
Me Meten po rikrijojme raporte bashkepunimi
Ne lidhje me marredheniet personale me kreun e LSI-se Prifti pohoi se ka pasur disa ferkime por situata tani po qetesohet. Mes meje dhe Metes ka pasur nje lidhje qe here ka qene e mire dhe here problematike. Kemi pasur perplasje te lehta dhe te forta dhe sigurisht qe disa nga keto kane qene dhe ne periudhat e fundit. Ai eshte nje lloj politikani qe bashkepunetoret ka qejf ti kete servile ose ushtare dhe nuk i vlereson njerezit e afte qe ka perballe. Ne kete kuptim une kam pasur nje marredhenie problematike sepse jo te gjitha porosite dhe kerkesat e tij mund te zbatoheshin duke pasur parasysh ligjin - tha ish-ministri Prifti. Por sipas tij tashme situata eshte me ndryshe. Mes meje dhe Metes ka ende raport. Isha dje pardje ne dreke me te jemi ne perpjekje per te rikrijuar nje raport bashkepunimi pavaresisht se ne nje moment duket i veshtire. Une jam i pergatitur qe mos ta hedh poshte investimin tim ne LSI. Jam bashkethemelues i saj. Do te perpiqem qe te qendroj prane LSI-se dhe te ringrihem mbi ngjarjet e fundit per te krijuar nje raport te ri jo vetem me Meten por edhe me partine - ka deklaruar Prifti.
Denoncova ne prokurori e-mailet kercenuese
Deputeti i LSI-se Dritan Prifti ka komentuar dje edhe presionin e bere ndaj tij duke thene se ne adrese te tij kane ardhur edhe kercenime me poste. Ne letrat kercenuese Priftit i kerkohej qe te jepte nje milione euro ose ne te kundert do te vritej ai dhe familja. Nuk e kam idene se nga vinin keto kercenime pasi vinin me e-mail gjate muajit te fundit te detyres. Mua me njoftoj shefi im i kabinetit dhe sapo i pashe e-mail-et bera denoncimin ne prokurori. Nje dite me pas ne zyre erdhen rreth shtate hetues qe i bene ekspertizen kompjuterit tim - ka deklaruar Prifti.
Prifti Nuk kaloj as tek PD e as tek PS
Largimi nga posti i ministrit dhe konfliktet me Ilir Meten dhe Sali Berishen e kane vendosur Dritan Priftin ne nje pozite te lekundur per vazhdimin e karrieres politike. Dje ish-ministri ka hedhur poshte te gjitha zerat per nje pazar politik duke thene se nuk do te kete asnje kalim tek PD. Nuk e kam menduar ndonjehere kalimin te PD-ja. Nuk do te bej pazare me bindjet e mia nuk kam vend te PD-ja per te bere karriere politike. Me gjithe marredheniet e veshtira qe kam te LSI-ja dua te vazhdoj te kontribuoj aty. Nuk eshte momenti qe une te diskutoj me askend qe te diskutoj oferta politike. Une nuk kam dale ne treg. Nuk kam marre oferta politike nga asnje drejtim - tha dje Dritan Prifti. Ai ka treguar edhe momentet e para pas shkarkimit kur eshte telefonuar nga Fatmir Mediu dhe me pas nga Sokol Olldashi. Keta kane qene te vetmit njerez te shumices qeverisese qe e kane kontaktuar. Ne nje fare menyre ai ka shprehur habine se ata qe realisht e kane telefonuar ishin kundershtaret e tij politike. Me kane marre ne telefon deputete te PS-se njerez qe mund te kem shkembyer edhe replika te ashpra. Une jam dhe do te vazhdoj te jem deputet i mazhorances. Nuk ka asnje opsion per te kaluar majtas te PS-ja - tha ish-ministri.