Gjykata jep sot vendimin për rastin Kleçka
PRISHTINE - Gjykata e qarkut në Prishtinë sot pasdite pritet të shpallë aktgjykimin lidhur me rastin “Kleçka”.
Avokati Tahir Rrecaj, i cili mbron deputetin Fatmir Limaj, është shprehur optimist se çështja për rastin “Kleçka” do të pushohet në mungesë të provave.
Deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si rasti “Kleçka".
Më 21 mars, trupi gjykues mori vendimin që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në këtë rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, ndaj edhe ka urdhëruar lirimin e të akuzuarve.
(er.nu/BalkanWeb)