Papadhimos: Ekonomia greke, në kurs zhvillimi nga 2013-a
ATHINE - Kryeministri grek, Lukas Papadimos ka parashikuar se nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm ekonomia greke do të rikthehet në kurs zhvillimi, me rritje të punësimit e me rrjedhoja të favorshme për fondet e sigurimeve shoqërore.
Në një interpelancë të kërkuar nga kryetari i partisë LAOS Jorgos Karaxhaferis, Lukas Papadhimos tha se sistemi i sigurimeve shoqërore do të mbështetet tre vitet e ardhshme me 41 miliardë euro, por theksoi se ulja graduale e deficiteve do të përfundojë dekadën e ardhshme, pas edhe unifikimit të sistemit.
Karaxhaferis, e kishte cilësuar si një “bombë me djegie të ngadalshme” gjendjen e sigurimeve shoqërore dhe propozoi vendosjen e një takse mbi konsumin që të shkonte në favor të sistemit të sigurimeve.
I pyetur për mundësinë e uljes së mëtejshme të rrogave, Papadhimos tha se në dy vitet e ardhshme do të nevojiten kursime me vlerë 12 miliardë euro, por theksoi se kjo do të jetë përgjegjësi e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet, ndërsa mision i qeverisë së tij është “të përgatisë terrenin”