Gjykata jep vendimin për Metën më 16 janar
Share
Gjykata e Larta ka mbyllur dosjen ndaj Ilir Metës, pas konkluzioneve të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës dhe tashmë pritet që të shpallë vendimin përfundimtar.
Vendimi është lënë që të shpallet më 16 janar, në orën 13:00.
Prokuroria kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare dënimin e Ilir Metës me 2 vjet burg dhe me një gjobë prej 1 milionë lekësh, pasi sipas saj, provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive.
Avokatët mbrojtës të Metës nga ana tjetër u shprehen se akuzat e prokurorisë janë të pabaza dhe kërkuan që ato të rrëzohen dheMetatë shpallet i pafajshëm.
Gjithçka tashmë pritet të merret vesh vetëm më 16 janar, kur dhe do të jepet vendimi.